Albina Kelmendi është një nga emrat më të njohur që do të garojë në Festivalin e 61-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, festival i cili zgjedh këngën që do e përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.
Por këngëtarja nga Peja nuk do të garojë e vetme në këtë festival.
Kjo pasi sipas disa burimeve, kënga me të cilën do të garojë Albina, është një këngë e kënduar në grup së bashku me familjarët e saj, e cila padyshim pritet të jetë një hit.
Kujtojmë se Albina rrjedh nga një familje muzicientësh, dhe kënga e re pritet të jetë tejet e veçantë dhe ndër pretendetet e Festivalit të 61-të të këngës./Teleskopi.info