Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit, ku Shqipëria me këngën “Duje”, u rendit e 22-ta në radhë me 76 pikë.
Kënga “Duje” që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku, madje në gjysmëfinalen e dytë Shqipëria arriti të kualifikohej e para për në finale.
Albina pas përfundimit të Eurovisionit tha se është një ëndërr e realizuar dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Ja dhe postimi i plotë i Albinës
“Mbeshtetja e popullit tim dhe të tjerëve na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision.
Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në menyrën më të mirë falë jush!
Ne jemi të lumtur dhe krenare që arritëm ta perfaqesojmë Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!
Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi Shqiptarë dhe nuk ka
Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi Shqiptarë dhe nuk ka
Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi Shqiptarë dhe nuk ka çmim as privilegj që na shmangë nga kultura jonë.
Fjalët janë të pakta të ju falenderojme dhe është e veshtirë te gjejë fjalët e duhura ta përshkruaj gjithë dashurinë që kemi marë këto ditë nga ju!
Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!
Duajeni dhe respektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jonë.