Connect with us

KULTURË

Albina Kelmendi u frymëzua nga Nëna Terezë për këngën “Duje”

Published

on

Këngëtarja fituese e festivalit të këngës në RTSH, Albina kjelmendi, e cila së bashku më familjen e saj po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, ka njoftuar se frymëzimi për këngën ka ardhur nga Nëna Terezë. Kjo meqë fituesja e çmimit Nobel për Paqe, si moto e kishte familjen. Kelmendi ka postuar pikërisht thënien e saj. “Nëna Terezë ka thënë: Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”, përfundon fjalia e cila është edhe në gjuhën angleze.

Kënga ‘Duje’, pikërisht këtë përmbajtje e ka. Pra, që të duhet familja, shoqëria e fqinjësia. Aktualisht, Albina së bashku më familjen e saj janë duke qëndruar në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku javën që vjen do të kenë paraqitjen e parë në gjysmëfinale, por që përkrahja e deritanishme, ka bërë që të ketë shumë optimizëm që ata do të jenë patjetër finalistë./Teleskopi/