Connect with us

LAJME

Analistët bëjnë thirrje për qetësim të situatës në veri dhe dialog

Published

on

Pas zhvillimeve në veri, ekspertë të sigurisë bëjnë thirrje te qeveria që të ulet në bisedime dhe të gjendet një rrugëdalje që do të relaksonte situatën atje. Njohës politikë vlerësojnë se veriu duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që kryetarët e emëruar nuk e kanë legjitimitetin e plotë në këto zgjedhje.

Zgjedhja e katër kryetarëve të rinj në veri të vendit, ka ngritur tensione të shumta për qytetarët atje. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, duke folur për Radio Kosovën thotë se deklaratat e faktorit ndërkombëtar kundrejt institucioneve të Kosovës për ulje të tensioneve, i kanë nxitur edhe më shumë ekstremistët serbë që të tensionojnë situatën. Ai thotë se qeveria duhet të gjejë një modalitet për të relaksuar pak situatën në veri në vendit.

 “I takon Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masat e duhura që këto zhvillime të marrin një kahe më relaksuese se çfarë do të jetë modalitet i menaxhimit në katër (4) komunat, ndoshta do të duhet të jetë në distancë, pasi që kjo po has në vështirësi të komunitetit serb atje, dhe kjo duhet përfundimisht që të ulen tensionet me qëllim të zgjedhjes së mundshme tranzitore të funksionalizimit të katër kryetarëve atje”, tha Ibishi.

Ndërkohë, analisti politik, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radio Kosovën, vlerëson se kjo që po ndodh në veri, është krejtësisht e çuditshme, pasi që pas marrëveshjes së Ohrit është pritur që të ketë stabilizim të gjendjes.

“Janë tepër brengose deklaratat e administratës amerikane për Kosovën që nuk janë pozitive. Është e pamundur që katër kryetarët e komunave të mos e kenë legjitimitetin përfaqësues të vullnetit politik të qytetarëve. Kjo situatë është e parashikueshme, që në një të ardhme të afërt të kemi zgjedhje të reja të cilat do të ndikonin në arritjen e paqes në rajon”, tha Muhaxhiri.

Sidoqoftë, ekspertë të sigurisë dhe analistët politikë, bëjnë thirrje te Qeveria e Kosovës që të marrë hapat e sigurt për qetësimin e situatës në këtë pjesë të vendit.

Continue Reading