Connect with us

KOSOVË

Antibiotiku i rrezikshëm, farmacistët lajmërohen ta kufizojnë

Published

on

Edhe pse jo të gjithë mjekët janë të informuar për alarmin e dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave, për mos përshkrimin në recetë të antibiotikëve të klasës kinolone dhe fluorkinolone, Agjencia e Kontrollit të Barnave në Tiranë thotë se ka marrë masat që të gjithë të informohen në kohë të menjëhershme.

“Kemi informuar menjëherë Urdhrin e Mjekut dhe të Faramcistit, në mënyrë që të njoftohen mjekët”, u shpreh Dajana Roshi, specialiste e farmakovigjilencës pranë AKB-së.

Sipas Roshit, farmacistët duhet të shikojnë me përgjegjësi recetat që përshkruajnë mjekët dhe në rast se hasen këto antibiotikë që japin efekte të parikuperueshme, pasi prekin sistemin nervor, tendiant etj., të kontaktojnë menjëherë me mjekun.

Ndërkohë mjekët duhet të rifreskojnë njohuritë e tyre mbi barnat pasi në web-in e Agjencisë është publikuar njoftimi i FDA me informacion për mjekun dhe pacientët. Antibiotikë të familjes kinolone dhe fluor kinolone japin efekte të pa rikuperuar pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor.

Simptomat janë ënjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera.

Continue Reading