Connect with us

LAJME

Arbana Osmani prezantuese e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës në RTSH

Published

on

Pak javë pasi Festivali i Këngës në RTSh publikoi listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të, tashmë janë konfirmuar edhe detaje të tjera.

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani ka konfirmuar se këtë vit festivali i Këngës do të jetë nën drejtimin e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka zbuluar se do të jetë prezantuesja e festivalit të këtij viti.

Arbana gjithashtu tregoi se për këtë projekt po punon me artistin Bojken Lako, Shpetim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe regjisorin i cili është edhe partneri i saj, Eduart Grishaj.

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të përfshij gjithsej 26 këngë pjesëmarrës dhe mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor./Teleskopi.info

Continue Reading