Connect with us

LAJME

Arrestohen tre tifozë të Trepçës, gjuajtën në drejtim të autobusit

Published

on

Policia ka arrestuar tre të dyshuar në Mitrovicë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotivi në drejtim të autobusit të KB Pejës.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh, të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona pasi Trepça pësoi humbje nga Peja në finale të Play-offit, duke u shpallur kampione e Kosovës në basketboll./Teleskopi/

Continue Reading