Connect with us

LAJME

Arrestohet i dyshuari për posedim të dy pushkëve automatike

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi është kapur me dy pushkë automatike AK-47 dhe dy karikatorë.

Rasti ka ndodhur me 17 maj 2023 në Prizren.

Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë patrullues, i dyshuari është ndaluar për kontroll në komunikacion  teksa po voziste automjetin VW Golf-4 me targa regjistrimi të shtetit bullgar.

Fillimisht nën ulësen e shoferit janë gjetur 20 fishekë të kalibrit 7.62mm të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e dëshmisë materiale.

I dyshuari, pas arrestimit  është shoqëruar në polici për intervistim dhe gjatë deklarimit  ka pranuar se është në posedim të dy armëve të zjarrit pa leje.

Të dyshuarit V.S. në shtëpinë e tij , i janë  gjetur dhe më pas sekuestruar dy pushkë automatike të modelit AK-47 dhe dy karikatorë.

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit armët e gjetura  janë sekuestruar, ndërsa është  iniciuar rasti si vepër penale  “Mbajtje në pronësi,  kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”.

Me aktvendim të  Prokurorit,  i dyshuarit V.S. është ndaluar për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal kundër tij.

Continue Reading