Connect with us

LAJME

Arrestohet i dyshuari për shit-blerje të substancave narkotike në Prishtinë

Published

on

Dje rreth orës 22:00 në Prishtinë është arrestuar i dyshuari për përdorim dhe shpërndarje të substancave narkotike, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas tyre rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, teksa i dyshuari akuzohet për veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.