Connect with us

LAJME

Arrestohet i kërkuari për vjedhje të rëndë në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte kërkuar për vjedhje të rëndë në Gjilan.

Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej 150 ditësh për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 23.05.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q.M. (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje u tha se pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Continue Reading