Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga person/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.
Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, thuhet se nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.
“Aty ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё tё tjera janё dёmtuar mё pak. Pas njё pune intesive operativo-hetimore kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin: E.U. i lindur me 1989”, thuhet në njoftimin për media nga policia.
Sipas njoftimit, personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.