Connect with us

LAJME

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mallra

Published

on

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj është identifikuar një rast i kontrabandës me mallra.

Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)

Policia ka sqaruar se gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar 104 pako me vaj motorik, katër fellne mercedes AMG, gjashtë goma të veturës.

“Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.

Continue Reading