Connect with us

LAJME

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Skenderaj  ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. 

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të tek i dyshuari është gjetur në posedim dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në  procedurë të rregullt”, njofton Policia .

Ndaj  tij  është iniciuar rasti për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .

Continue Reading