Connect with us

LAJME

Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

Published

on

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë i dyshuar për dy raste vjedhjeve, ka njoftur policia

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhë në fillim të muajit mars 2023, në dy markete të ndryshme.

“Puna e hetuesve  policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:  A,R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve./Teleskopi/

Continue Reading