Connect with us

LAJME

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se kishte vjedhur stoli në vlerë prej 20 mijë eurosh

Published

on

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vushtrri ka njoftuar policia.

Sipas policisë personi në fjalë dyshohet se më 20 prill në një shtëpi në Fushë Kosovë, kishte vjedhur stoli në vlerë prej 20 mijë eurosh.

E.Xh, kishte shkaktuar edhe dëme të tjera materiale, thuhet në njoftim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./Teleskopi/