Connect with us

KOSOVË

Arrestohet taksisti nga Gjilani, ngacmoi seksualisht pasagjerën

Published

on

Një taksist nga i Gjilanit është arrestuar nga policia e Kosovës pas denoncimit nga një pasagjere, e cila kishte raportuar se shoferi e kishte ngacmuar seksualisht. Madje sipas vajzës, taksisti e kishte dërguar në një vend të panjohur, ka njoftuar policia.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari, sipas policisë, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje./Teleskopi/