Connect with us

LAJME

Arsimtari e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan – ndalohet për 48 orë për veprën “Sulm seksual”

Published

on

Një arsimtar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan po dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili deklaroi se vepra është cilësuar “Sulm seksual”.

Nikqi theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit te shtetit personi i dyshuar është ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kërkese për caktimin e masës se paraburgimit”, u shpreh Nikqi.

“Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”.

Continue Reading