Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë marrë vesh as sot.

Takimi i sotëm tre orësh ka përfunduar pa ujdi, kurse është paralajmëruar edhe një takim për nesër.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se ka lëvizje të pozicioneve të dy partive.

“Ka përfunduar. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa.