Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka vizituar sot punonjësit e administratës së Komunës.
Ai përmes një postimi në facebook, tha se do të bëjnë gjithçka që së bashku shërbimet të jenë më të mëdha
“Sot, gjatë ditës vizitova punonjësit e administratës në Komunën tonë me të cilët u njoha nga afër dhe punën që ata bëjnë. Ata janë mekanizmi i funksionimit të shërbimeve për qytetarët. Do të bëjmë gjithçka që së bashku shërbimet tona të jenë më të mëdha, më efikase e më të shpejta. Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët”, ka shkruar Atiq./Teleskopi/