Connect with us

KOSOVË

Bahtiri: S’do të lë gurë pa lëvizur për bashkimin e Mitrovicës

Published

on

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gjatë javës së ardhshme ai do t’iu drejtohet të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku do t’iu kërkojë që Peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të trajtohet nga Kuvendi.

Bahtiri ka folur kështu të premtën në “Imazh” të RTK-së.

Sipas Bahtirit, fakti që pas çlirimit të Kosovës qytetarët e Mitrovicës të ndalen në urë e të mos mund të kalojnë tutje, janë argumente të mjaftueshme për secilin deputet për t’u marrë me këtë çështje. “Qytetarët e Mitrovicës janë refugjatë në qytetin e vet. Qëllimi kryesor i serbëve është që kufiri mes Kosovës e Serbisë të jetë në urën e Ibrit. Ne qytetarët e Mitrovicës nuk do ta lejojmë këtë”, ka thënë ai.

 

Ai ka thënë se opinion i MAPL-së për peticionin është subjektiv dhe qëllimisht i tillë pasi që atë ministri e udhëheq një ministër serb.

Bahtiri ka deklaruar se për t’i ruajtur karriget e tyre institucionet e vendit nuk po ndermarrin veprime konkrete për ta dërguar në Kuvend peticionin për bashkimin e Mitorvicës.

Sipas tij ka mjaft argumente që Mitrovica e Veriut nuk mund të funksionojë si e tillë, prandaj ka thënë se qyteti duhet bashkuar.

Bahtiri e ka quajtur ligjore dhe kushtetuese inciativën, derisa ka thënë se nuk ka nevojë të preket kushtetuta për t’u bashkuar Mitrovica. “ S’ka vullnet dhe guxim për t’u bashkuar Mitrovica, por unë nuk do lë gurë pa lëvizur për ta bashkuar qytetin”, ka deklaruar ai.

Continue Reading