Connect with us

KOSOVË

Bajram Gecaj: Taksa 100% nuk ishte menduar mirë, porosia amerikane ndër më të ashprat që i kemi marrë

Published

on

Bajram Gecaj nga LDK-ja, duke komentuar çështjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, ka thënë që pas reagimit të Amerikës duhet të kuptojmë që marrëdhëniet me ta janë më të rëndësishme se “teket” e dikujt.

Gecaj në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se reagimi nga SHBA është një nga më rigorozët që kemi marrë deri tani që ka ardhur si pasojë e joseriozitetit të institucioneve tona.

“Është spekuluar për deklaratën e Isa Mustafës për taksën dhe them që nuk ka asnjë kosovar të cilit s’i ka pëlqyer ideja e taksës pasi në vazhdimësi jemi ballafaquar me metoda të llojllojshme të Serbisë që kanë vepruar kundër Kosovës”.

“Nuk ka asnjë individ në Kosovë, përveç komunitetit serb i cili është i dirigjuar nga Serbia, të cilit nuk i ka pëlqyer çështja e taksës”.

“Kur vendoset një çështje e tillë duhet të mendohet mirë dhe shihet se kjo nuk është menduar mirë. Në vazhdimësi ka pasur indikacione se ka qenë e koordinuar, por në fund doli të jetë që s’ka qenë e koordinuar”.

“Politikanët kosovarë çdo veprim që e kanë bërë e kemi koordinuar me SHBA-të, sidomos ato të më seriozet. Pra, është botërisht e ditur që çdo vendim të madh që e kanë marrë politikanët është koordinuar, prandaj edhe kjo taksë që është dashur të koordinohet në Bruksel”.

“Marrëdhënia me SHBA-të është më e rëndësishme se secili individ në Kosovë – është jetike, ka qenë para edhe tash është. Ne nuk guxojmë ta rrezikojmë për teket e asnjë personi”.

“Taksa i ka pëlqyer gjithkujt, por kjo është bërë për arsye politike, për popullizëm. Arsyeja është popullzimi sepse kjo qeveri të vetmet suksese i ka ato në të cilat ka kontribuuar LDK-ja, e që janë demarkacioni dhe ushtria”.

Continue Reading