Connect with us

KULTURË

BBC: Kënga e familjes Kelmendi me mesazh të fortë

Published

on

Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Për familjen shqiptare, media shkruan se mbart një mesazh shumë të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan media britanike.

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.

“Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”.                                            

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”.

Continue Reading