Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë sqarime shtesë rreth arrestimit të shtetasit rus gjatë aksionit të sotëm që është mbajtur në gjithë vendin.
“Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.
“Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes”.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situatën e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë”.