Connect with us

KOSOVË

Berisha thotë se taksa nuk i zbehu raportet me ndërkombëtarët

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rustem Berisha ka hedhur poshtë zërat se marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë janë zbehur pas vendosjes së taksës.

Ai ka thënë për EO se kjo ka qenë retorikë e disa liderëve politikë duke përmendur edhe zërat se mosheqja e taksës mund të ndikojnë në mbylljen e Bondsteelit.

“Kjo ka qenë më shumë retorikë politike e disa liderëve të caktuar, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur zëra që edhe Bondsteel do të tërhiqet nga këtu nëse nuk hiqet taksa. Por këto janë garë politike të disa individëve se sa që ka diçka realitet sepse Bondsteel nuk funksionin mbi bazën e politikave ditore, por kanë plane afatgjate”.

” Nuk marrin vendime të analizuara të pamatura. Nuk ka pasur asnjë zbehje në kuptimin e bashkëpunimit. SHBA e kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm sidomos me gardën LOËA-s, mbi 100 aktivitete bilaterale i kemi në bashkëpunim mes FSK-LOËA-s. Ne çdo herë kur kemi biseduar me shtetet tjera e kemi marrë gardën e LOËA-s se duhet të rrisim bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve”, ka thënë Berisha, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për tranzicionin e FSK-së, ministri tha se janë në fazën e parë dhe ajo që vlenë të theksohet sipas tij është se të gjitha të arriturat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara të realizohen në fazën e parë sidomos në vitin e parë të fazës së parë të planit gjithëpërfshirës të fazës së tranzicionit janë në përfundim e sipër.

Continue Reading