Connect with us

LAJME

Besimtarët ortodoks sot festojnë pashkët

Published

on

Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë Pashkët, si njëra prej kremtimeve më të mëdha të fesë ortodokse.

Më meshën e Pashkëve e kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Festimi i Pashkës fillon me meshën e së shtunës në mbrëmje dhe mbaron me drekën e së dielës. Pjesë e festës janë vezët e kuqe që trokiten nga të gjithë besimtarët, si dhe buka e ëmbël, flaka e shenjtë e mishi i qengjit.

Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke i thënë fjalët  “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, si dhe “Krishti u ngjall”