Connect with us

KOSOVË

Bie një pjesë e fasadës nga ndërtesa, lëndohet një person në Prishtinë

Published

on

Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se i lënduari me inicialet J.K pësoi incidentin në sheshin “Edit Durham” të kryeqytetit.

“ Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës. I lënduari me inicialet J.K pësoi këtë incident në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti njofton se i njëjti është dërguar në QKUK për tretman  mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”.

Continue Reading