Përmes një postimi në Twitter, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Ai ka thënë se takimi është urgjent për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale, deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.
“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.