Connect with us

KOSOVË

Bosnja e Hercegovina, “njeh” shtetin e Kosovës!

Published

on

 Mladen Ivaniq, anëtar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës për të hyrë në Kosovë, i është dashur që të “pranoj” shtetin e Kosovës, respektivisht vizën e shtetit të Kosovës.

Ai, ka qendruar tri ditë në Kosovë me lejen e autoriteteve të Republikës së Kosovës.

 

Burime të kallxo.com nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë se politikani serb i Bosnjës ka marrë leje për të qëndruar në Kosovë dhe se në pasaportën e tij është vendosur viza hyrëse e Kosovës.
Portali ka siguruar si dëshmi vizën e vendosur në faqen e pasaportës së Ivaniq.

Sipas burimit të MPJ-së, Ivaniq ka kërkuar leje dhe është pajisur me vizë të Kosovës për tri ditë, nga 3 deri më 5 mars.
“Ai sot e ka lëshuar Kosovën, por kërkesën për vizitë private e ka bërë në Zyrën Ndërlidhëse (të Kosovës) në Beograd, dhe Zyra Ndërlidhëse atje e ka transferuar kërkesën në Kosovë. MPJ i ka leju vizitën në Kosovë dhe e ka pajisë me vizë të Kosovës në kufi”, tha burimi nga MPJ.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, në Prizren, Ivaniq ka vizituar disa objekte fetare ortodokse dhe ka folur për qëndrimin e serbëve të Kosovës në vendbanimet e tyre.“Është detyrë e të gjithë neve që punojmë në punë publike që të ndihmojmë dhe të jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi sepse qëndrimi i tyre këtu don të thotë shumë. Kosova dhe Metohija është e rëndësishme për popullin serb dhe ne duhet gjithmonë ta trajtojmë si popullin tonë”, ka thënë Ivaniq.

Ai e ka vizituar edhe fshatin Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme ta shoh entuziazmin, dëshirën dhe forcën që njerëzit kanë për të qëndruar këtu”, tha Ivaniq gjatë qëndrimit në këtë fshat ku jetojnë rreth 700 serbë/www.gazetaexpress.com

 

Continue Reading