Connect with us

BOTË

Çlirohet Kherson, shumë ushtarë rus që nuk mundën të iknin janë veshur si civilë

Published

on

Një anëtar i Këshillit Rajonal Kherson ka thënë se forcat e armatosura ukrainase janë në fazën përfundimtare të rimarrjes së bregut perëndimor të lumit Dnipro.

Serhiy Khlan, një deputet i këshillit, tha se shumë ushtarë rusë nuk kishin mundur të largoheshin dhe kishin veshur rroba civile.

Më herë, Kremlini pretendoi se tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson kishte përfunduar.

Banorët e qytetit në Kherson po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi ndërkohë që kryhen kërkimet për ndonjë ushtar të mbetur rus.

Gjithashtu u bë e ditur se shumë trupa ruse u mbytën derisa përpiqeshin të largoheshin nga Khersoni.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte trupat ruse duke u larguar nga Khersoni përmes urës lundruese poshtë asaj, Antonivka./Teleskopi.info

Continue Reading