Connect with us

BOTË

Finlandë/ Shembet ura për këmbësorë, 27 të plagosur, shumica fëmijë

Published

on

Një urë për këmbësorë në Espoo të Finlandës është shembur duke lënë rreth 27 persona të plagosur, 24 prej të cilëve fëmijë. Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion.

Ura ishte e lartë të paktën pesë metra, ndërsa fatmirësisht asnjë nga personat e plagosur nuk është në rrezik për jetën.

Jo shumë larg kryeqytetit Helsinki, ura ishte e përkohshme, e vendosur në një kantier ndërtimi./atsh