Connect with us

BOTË

Itali, 9 persona humbin jetën nga vërshimet, mbi 13 mijë evakuohen

Published

on

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe mbi 13.000-sosh u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre si rezultat i përmbytjeve shkatërruese në Itali.

Nga terreni bëhet e ditur se pothuajse 20 lumenj dolën nga shtrati pas reshjeve të mëdha. Evakuime të detyrueshme u zhvilluan gjatë tërë natës si pasojë edhe e rreth 280 rrëshqitjeve të dheut dhe shirave të dendur përgjatë zonave të prekura.

Dëshmitar dhe banor të lagjeve ku ndodhën përmbytjet e përshkruan ngjarjen si të pa zakontë. Ata deklaruan para medieve se nuk kishin parë asnjëherë më herët një katastrofë të tillë natyrore në vendin e tyre.

Ekipet emergjente në Itali kanë reaguar menjëherë duke ndihmuar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Më shumë evakuime ndodhën në perëndim të Ravenës të enjten pasi lumi Lamone u vërshua.

Stefano Bonaccini, president rajonal i rajonit Emilia-Romagna, deklaroi për medie se kostot e dëmeve arrijnë  koston në miliarda euro. Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci tha se kushtet tropikale tashmë kanë arritur në Itali, me 20 cm shi në 36 orë dhe në disa zona edhe deri në 50 cm.

“Toka që mbeten të thata për një kohë të gjatë përfundojnë duke u çimentuar, kësisoj duke kufizuar në mënyrë drastike aftësinë e tyre për të thithur ujin, ngase asnjë digë rajonale nuk ishte ndërtuar për 40 vjet” shtoi ai.

Më tutje, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka thirrur një takim emergjentë të martën e ardhshme rreth krizës së tanishme klimatike me të cilën Italia po përballet./rtk