Connect with us

BOTË

​Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Japoni këtë fundjavë për të marrë pjesë personalisht në një takim të liderëve të G7.

Derisa ishte konfirmuar se Zelensky do të shfaqej në samit përmes një lidhjeje online, ky udhëtim i tij ka ardhur si befasi, shkruan Sky News.

Udhëheqësit e G7 pritet të shpallin sanksione të shtrënguara ndaj Rusisë dhe të debatojnë strategjinë për luftën gjatë samitit treditor, i cili fillon sot.

Në të marrin pjesë liderë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.

Continue Reading