Connect with us

DREJTËSI

Caktohet masa e paraburgimit ndaj Milenkoviçit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special njofton se ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Milun Milenkoviç, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.

“I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën, i pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”,thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë. Ndryshe Policia e Kosovës dje ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune.

Continue Reading