Udhëheqësi i Ambasadës çeke në Prishtinë, Pavel Bilek, u takua me drejtorin e “Transparency International Czech Republic”, David Onráčka.

Për tri vjet radhazi, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë mbështet projektin e shtimit të transaprencës së financimit të skenës politike në Kosovë.

Në këtë projekt OJQ-të “Transparency International Czech Republic” dhe “KDI/Transparency International Kosovo” bashkëpunojnë qe një kohë të gjatë. Projekti i përbashkët u realizua brenda programit “ Prezantimi i Transicionit” i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë.