Connect with us

LAJME

Chollet: Politika amerikane bazohet për një Evropë të lirë

Published

on

“Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor”.

Kështu deklaroi Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet,një ditë pas raportimit në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.

“Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”, deklaroi ai.

Të enjten, Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky i fundit u shpreh se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.   

Continue Reading