Kjo pamje nuk ndodhet në alpe të largëta të Evropës, por jo më shumë se dhjetëra kilometra nga kryeqyteti kosovar, në Rugovë, shkruan gazetametro.net.
Kjo fotografi e bërë nga Egzon Bytyqi është shpërndarë mjaft shumë në internet duke paraqitur një bukuri të pazakontë.
Aty shihen disa ndarje malore të cilat krijojnë një pamje që ngjajne me venat e trupit – të ndara por që lidhen në një vend.
Sidoqoftë, ky nuk është vendi i vetëm që ka zënë vend nëpër gojët e shumë njerëzve. Rugova vizitohet nga shumë turistë dhe konsiderohet si një prej vendeve më të bukura në rajon për turizëm malor.