Connect with us

KOSOVË

Daci: Krenar me akademik Idriz Ajetin

Published

on

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e vdekjes së akademik Idriz Ajetit ka mbajtur mbledhjen komemorative në objektin e vet.

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci tha se janë të lumtur që e kanë pasur udhëheqës Ajetin.

“Jemi krenar që aq gjatë e kemi pasur udhëheqës koleg dhe mikë, në asnjë periudhë nuk ka lëshuar rrugën e drejtësisë dhe e kemi pas në përkrahje”, tha Daci në fjalimin e tij në këtë mbledhje komemorative.

Ajeti ka vdekur sot në moshën 102 vjeçare, varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30”.

Continue Reading