Connect with us

KOSOVË

N’mëngjesin e sotem, Demarkacioni bënë bashkë Thaçin e Haradinajn!

Published

on

Mëngjesin e së hënës, presidenti i vendit ka takuar kryeministrin Haradinaj në zyrën e tij. Takimi nuk është bërë publik dhe asnjëra nga zyrat nuk ka lëshuar njoftim se cka është diskutuar në këtë takim të hershem.

 

Zyra për Informim e Presidentit i ka konfirmuar Expressit takimin mes tyre, ndërsa thonë se ishte një takim i rregullt dhe në të janë diskutuar temat aktuale politike nëpër të cilat po kalon vendi.

“Ka qenë takim i rregullt sic takohen shpesh kryeministri dhe presidenti. Është diskutuar për temat aktuale”.

Takimi erdhi një ditë para se demarkacioni të dalë në votim, ndërsa Presidenti takoi kryeministrin pas disa vizitave që i pati në Evropë, ku edhe promovoi librin më biografinë e tij. /GazetaExpress/

 

Continue Reading