Detyra e politikës është, që pushtetin ta kanalizojë në binarët e së drejtës dhe, në këtë mënyrë, përdorimi i tij të japë fryte, që do t’i shërbejnë të mirës kolektive. Thënë ndryshe: NUK DUHET TË VLEJË LIGJI I TË FUQISHMIT, POR FUQIA E LIGJIT.
Të paktën ky koncepcion, duhet të vlejë për shoqëritë demokratike. Dhe, sa demokratike është shoqëria jonë, kjo është formula, me të cilin mund të provohet ajo.
Qysh në fillim, nocioni i demokracisë bie poshtë, sepse FUQIA E LIGJIT nuk vlen, por LIGJI I MALIQIT dhe Maliqi është Herkuli ynë. Ai bën ç’t’i dojë qejfi dhe pesë pare nuk jep. Ai punëson, vret dhe burgos sipas qejfit të vet. Ai ngjall frikë, tmerr, prish familje dhe syri trrt nuk i bën. Shkurt, Maliqi e mban shoqërinë në pëllëmbë të dorës dhe as që i plas për këtë.
Dhe, a nuk do të thotë fjala ‘demokraci’ qeverisje nga populli?! Maliqi i kujt është?! Mos vallë lejleku na e solli?! Edhe ai i popullit është…