Connect with us

LAJME

Dënohet me 200 euro qytetari pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike në Suharekë

Published

on

Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbetjeve inerte në hapësirë publike në Komunën e Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në facebook.

Ai tha se ky veprim nuk do të ketë asnjë kompromis për ata që e dëmtojnë ambientin.

“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”, ka shkruar Muharremaj./Teleskopi/