Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj mbrëmë ka publikuar një fotografi jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, ku ka deklaruar se puna është duke vazhduar edhe në orët e vona.
Sipas tij asgjë nuk mund të i ndal.
“Puna në Kuvendin e Kosovës edhe në këto orë të vona po vazhdon. Nuk mundet asgjë të na ndal!” – ka shkruar Rexhaj.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur po fliste kryeministri i vendit ka eskaluar situata mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.