Connect with us

LAJME

Deri në dy orë pritje në Merdarë për të nga Kosova

Published

on

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata në pikat kufitare, kryesisht në dalje nga Kosova për në Serbi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, njofton se kolona më e gjatë është në Merdarë ku mërgimtarët po presin deri në dy orë.

Në këtë pikë kufitare kolona është e gjatë deri në 1,000 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga Merdara nuk ka pritje të gjata.

Pikë tjetër kufitare e ngarkuar është edhe të Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët edhe aty po presin deri në një orë, ndërsa kolona është e gjatë deri në 100 metra.

Edhe nga kjo pikë për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje të gjata.

Kurse në Muçibabë dhe Mutivodë mërgimtarët po u bie të presin deri në 30 minuta. Ndërsa pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.           

Continue Reading