Connect with us

LAJME

Deri në pesë orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova

Published

on

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Në pikën kufitare në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në pesë orë, ndërsa kolona është e gjatë 1300-1400 metra.

Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, nuk ka pritje të gjata.

Ndërsa më e qetë është situata të Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë, mërgimtarët po presin deri në një orë për të dal nga vendi, ndërsa kolona është e gjatë 50 metra.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarëve po u bie të presin deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.

Continue Reading