Connect with us

LAJME

Disiplinori i LVV-së mblidhet urgjentisht për rastin e asamblistit Mujeci

Published

on

Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje urgjente pas arrestimit të asamblistit të këtij subjekti, Besnik Mujeci në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai ka thënë se me të marrë informacionin për arrestimin e Mujecit, kanë iniciuar menjëherë procedurën disiplinore.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LVV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë ai.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci është arrestuar në Shqipëri, nën dyshimin për trafikim droge.

Sipas policisë, Mujeci bashkë me katër të arrestuar tjerë (njëri shtetas i Kosovës) kanë shfrytëzuar sezonin turistik për t’i transportuar dërgesat me autobusët Prishtinë-Tiranë.