Xhudistët e Kosovës po kryejnë stërvitjet finale për Botërorin e Dohas që mbahet këtë muaj, ka njoftuar trajneri i xhudos Driton Kuka.
Ai përmes një postimi në facebook tha Se këto stërvitje po i kryejnë në Kompleksin Olimpik të Gjermnisë. Ai shtoi se edhe kësaj radhe presin fitore të mëdha.
Postimi i plotë i Driton Kukës
Kompleksi Olimpik më i kompletuar i shtetit mik Gjerman.
Ekipi ynë fillimisht vajzat e këtë javë meshkujt kompletuan stërvitjet finale për Botërorin e Dohas,që mbahet në muajin maj.
Numri 5 shënon medaljet që do doja ti kem një jetën time si trener nga Lojërat Olimpike!
Ngjyra ska rëndësi aspak.
🏅🏅🏅 i kemi dua edhe dy,shpresoj dhe punoj që kjo të ndodh!
Nga Kampionatet Botërore tashmë i kemi plotë 7 medalje të fituara,2 të arta dhe 5 të bronzta!
Po flasim për medalje Elitare për të rritur!/Teleskopi/