Connect with us

BOTË

Drogoi dhe abuzoi me 17 burra, dënohet me 25 vjet burg prifti

Published

on

Një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi me 25 vjet burg një ish-prift tashmë nën akuzës se kishte droguar dhe abuzuar me 17 burra të ndryshëm.

Sipas prokurorirë, prifti Stephen Sauer, i kishte kryer krimet e tij në lagjen franceze të qytetet, teksa objektiv ishin njerëz të dehur, të humbur apo në nevojë për ndihmë.

Krimet e 61 vjeçarit kanë ndodhur nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe shumë prej viktimave kanë qenë turistë.

Hetimet nisën në vitin 2021 pasi Sauer i dërgoi një kompjuter një kompanie riparimi elektronik në Nju Jork. Një teknik gjeti qindra imazhe që sugjeronin se kishin ndodhur sulme seksuale dhe për këtë arsye njoftoi zyrën e sherifit./A2cnn/