Teleskopi
  • LAJME
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
  • SPORT
  • EKONOMI
  • SIGURI
  • DREJTËSI
  • KULTURË
  • KURIOZITETE
  • STILI
  • OPINIONE
Connect with us
Teleskopi

Teleskopi

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

  • LAJME
    • Policia parandalon rrahjen mes nxënësve të dy shkollave në Prishtinë

    • Ministrja Nagavci thotë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimimin e orëve të humbura është e ulët

    • Lista serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri

    • Që nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak

    • AAK kërkon rritjen për 30 përqind të pagave për sektorin publik deri në miratim të ligjit për paga

    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
    • Rada Trajkoviq kërkon të bëhet deputete e Parlamentit të Kosovës

    • Krasniqi thotë se plani franko-gjerman ka bazë të mirë për shtyrjen para të procesit të dialogut

    • VV thonë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, ata do të fitonin 76 përqind të votave

    • Vuçiq refuzon planin franko-gjerman, propozon një plan të vetin

    • Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kundërshton çmimet e vendosura në Parkingun Nëntokësor

  • SPORT
    • BMW shpërblen futbollistët e Real Madridit me vetura të reja

    • Ten Haag vendos, Ronaldo nuk do të luajë më për Manchester United

    • Ronaldo takohet me zyrtaret e Bayernit, afër kalimi në Mynih

    • Ferrari i vitit 2003 me të cilën Schumacher u shpall kampion shitet për një shumë të pabesueshme

    • Hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll, caktohen edhe datat e ndeshjeve

  • EKONOMI
    • Keds me rekomandime për kursim të energjisë elektrike, thotë se ngrohja me rrymë rrit faturën për 70 përqind

    • Ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore

    • Kuvendi miraton vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike

    • Ministrja Rizvanolli thotë se me rënien e temperaturave ekziston mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    • Kuvendi miraton në parim projektligjin për çmimet tavan në produktet bazë

  • SIGURI
    • Shifra alarmante, brenda vitit në Kosovë ndodhin deri në 120 aksidente me fatalitet

    • Kurti thotë se Kosova nuk frikësohet nga bazat e Serbisë afër kufirit pasi Nato është brenda

    • Kryesia e Sindikatës së Policisë viziton Njësitë Speciale të vendosura në Mitrovicë të Jugut

    • 311 ushtarë të rinj i bashkohen FSK-së, Konjufca thotë se Ushtria po rritet

    • Sezoni dimëror fillon më 15 nëntor, Policia publikon manualin për shoferët

  • DREJTËSI
    • Vetëm KGJK mund të vendosë për rikthimin e gjyqtarëve të dorëhequr në veri!

    • Gjykata aprovon kërkesën e prokurorisë për sekuestrim të përkohshëm të pronave të ndërtuara jashtëligjshëm në Brezovicë

    • Tri infermiereve u caktohet nga një muaj paraburgim

    • Theri me thikë një person, arreston i dyshuari

    • E dhunoj 13 vjeçaren për 7 ditë, ngrihet aktakuzë ndaj 31 vjeçarit

  • KULTURË
    • Më 3 nëntor promovohet libri “Folklori si kujtesë e praktikë” me autore Arbnora Dushi

    • Albina Kelmendi vjen me një performancë të mahnitshme

    • Koncert në Amfiteatrin e Tiranës me artistat më të mëdhenj shqipëtarë

    • Të gjithë fituesit në ‘BAFTA 2020’

    • Filmi kosovar merr çmim në Tallin të Estonisë

  • KURIOZITETE
    • Për ditëlindjen e 100-të, vajza dërgon babain në një klub striptizi

    • Shoferi nga Gjilani lë veturën në “ler”, ajo përfundon në kanal

    • Numër historik, Bota arrin 8 miliard banorë

    • Në një nga lagjet e Prishtinës qentë kafshojnë një veturë

    • Personi që vrau Osama Bin Laden thotë se mendon çdo ditë për një gjë për të cilën ndjen keqardhje

  • STILI
    • Heidi Klum befason me kostumin e Halloween-it, shfaqet e veshur si krimb

    • Fjalët që prindërit është mirë të mos ia thonë fëmijëve të tyre

    • Disa këshilla si të jeni të lumtur çdo ditë të javës

    • Mjafton një bardhë e vezës për një fytyrë pa pika të zeza

    • Dafina Zeqiri publikon këngën e re

  • OPINIONE
    • Politika dhe Humanizmi sipas Çelikut

    • Një shoqëri që çuditet nga të mençurit

    • Tërmeti, dridhjet që na bashkuan

    • Enveri e mbron Isa Mustafën, ka argumente për këtë

    • Sekreti për të mësuar më shpejt sipas Musk

LAJME SHQIPËRI

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

LAJME

Policia parandalon rrahjen mes nxënësve të dy shkollave në Prishtinë

KOSOVË

Ministrja Nagavci thotë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimimin e orëve të humbura është e ulët

KOSOVË

Lista serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri

KOSOVË

Që nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak

KOSOVË

AAK kërkon rritjen për 30 përqind të pagave për sektorin publik deri në miratim të ligjit për paga

KOSOVË

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” thotë se është alarmante rënia e numrit të studentëve

RAJON

Serbia bën thirrje për armatim të vullnetarëve të moshës 19-30 vjeçare

KOSOVË

Analisti publikon fotografi ku pretendon se vetura të ushtrisë serbe janë parë në bjeshkët e Istogut

KOSOVË

Kryeministri Kurti udhëton drejt Gjermanisë

LAJME

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

Published

3 years ago

on

November 29, 2019

By

admin

Qyteti 3 mijë vjeçar, i cili është ringritur disa herë pas tërmeteve shkatërruese, është goditur sërish rëndë prej lëkundjeve sizmike që vijojnë prej 3 ditësh dhe që kanë detyruar mjaft qytetarë të largohen prej tij.

Durrës- Adi, një taksist në qytet duket i prerë në fytyrë dhe i lodhur, ndërsa tregon se nuk po i pushon celulari. “Duan të ikin të gjithë. Kam çuar njerëz në Elbasan, Peqin. Nuk pushojnë duke ikur drejt aeroportit. Gati sa nuk hidhen përpara makinës njerëzit në rrugë, duan t’i dërgoj diku”, tregon me zë të ulët.

Rrugët e qytetit duken të zbrazëta. Kafenetë janë mbyllur dhe shumica e dyqaneve kanë ulur qepenat. Qytetarë të shumtë lënë banesat me valixhe në duar. Mbi tavanët e makinave dallon trasta dhe valixhe të vendosura deng.

Autoritetet janë përpjekur të qetësojnë banorët. Artur Lekbello shefi i Emergjencave Civile në Qarkun Durrës, sqaroi se edhe pse ishte shpallur gjendja e emergjencës nuk ka një situatë evakuimi të qytetarëve. Ai tha se ata që kishin mbetur pa strehë pas dëmtimit të banesave ishin dërguar në hotele apo në palestra.

“Në hotelet e qytetit (deri mbrëmjen e të enjtes) janë akomoduar 300 persona dhe vijon puna për transferimin e të tjerë qytetarëve”, tha Lekbello.

Por dhjetëra qytetarë janë larguar drejt Kosovës dhe disa qindra në qytetet e tjera të vendit. Numri total i të pastrehëve është i paqartë. Mëngjesin e të premtes numri i viktimave shkoi në 49, ndërsa ekipet e emergjencës nga Serbia dhe Mali i Zi vijonin kërkimet në rrënojat e hotel Mira Mare për një person që mendohet se ndodhet ende aty. Lekbello i tha BIRN se ishin ndërkohë 750 të plagosur.

Përcillen viktimat e para

Megjithatë shumë banorët e Durrësit janë ende në ankth prej lëkundjeve që vijojnë të shkundin qytetin. “E kemi përjetuar shumë keq. Në spital kam mamin, motrën dhe gjyshen. I kam të dyja në spital vetëm nga frikësimi dhe plagët. Më shumë qanin, po shyqyr që nuk patëm dëme në viktima”, tregon Klodian Hyka.

Ai banon në lagjen numër 13 të Durrësit, në Plazh. Apartamenti i tij u dëmtua dhe pranë tij një hotel disakatësh u shemb.

Ndërkohë Bektash Shahini ka ardhur nga Italia për të parë shtëpinë e blerë pak vite më parë,  por ai nuk ndjehet aspak optimist. Shtëpia e tij në zonën e Plazhit është dëmtuar shumë rëndë dhe ai ende nuk di se kujt t’i drejtohet: “Kam ardhur enkas nga Italia dhe nuk kam asnjë lloj informacioni. Nuk e di se ku të hyj dhe ku të dal”- thotë i pezmatuar Bektashi. “Unë dua që të vijnë ekspertët dhe ta shikojnë; të nxjerr mallin apo mos ta marr, si t’ia bëj”, tregon ai. Ai thotë se e ka blerë apartamentin për 70 mijë euro.

Humbjet materiale janë ende të pallogaritshme. Ajo që dihet janë humbjet në jetë njerëzish. Qindra qytetarë të Durrësit dolën të përcillnin për në banesën e fundit katër anëtarë të familjes Reçi.

Në sheshin “Liria” të Durrësit, ku flamurët e Ditës së Pavarësisë sikur qëndrojnë në gjysmë shtizë, bashkëqytetarët e familjes Reçi, e cila u shua e gjitha nën rrënoja, i kanë lënë mënjanë  hallet personale për tu bashkuar në hidhërimin e pamatë të të afërmeve të katër viktimave.

“Kristi sot me siguri do të ishte në spitalin e Durrësit, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, siç bënte gjithmonë vullnetarisht”,  tregon Tristani, një mik i familjes Reçi. Mes lotësh ai tregon për studenten e vitit të fundit të degës së Mjekësisë, e cila humbi jetën tragjikisht, së bashku me nënën Dolorën, të atin Eduardin dhe të vëllanë, Klausin, 21-vjeçar.

Lëkundjet shoqërojnë përpjekjet për shpëtim

Ndërsa lëkundjet vijojnë me magnitudë më të ulët, Forcat Speciale Renea, FNSH-ja e Tiranës, Shkodrës dhe e Fierit, forcat e ushtrisë, zjarrfikëset, emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit dhe Evropës, si dhe policia lokale e Durrësit dhe Krujës vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit, deri në orët e vona të së enjtes kur prej rrënojave u nxorën edhe viktimat e fundit.

Shumë shqiptarë të Kosovës po ashtu janë të pranishëm me ndihma dhe në kërkim të trupave nën rrënojat e pallateve në zonën e plazhit. Zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. a. (KEK)  po punojnë në periferi në të njëjtën zonë ku më së shumti qëndruan në ditët e rënda të eksodit të fillimvitit 1999.

“Kemi ardhur nga Kosova me dy automjete, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Tërmeti është i pa parashikueshëm dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë për kërkimin e personave nën rrënoja apo evakuimin e qytetarëve”, u shpreh Milazim Plakaj, menaxher i Departamentit të Sigurisë Industriale dhe Mbrojtjes nga Zjarri, KEK.

Zyrtarët lokalë thonë se kanë bërë po ashtu të gjithë përpjekjet për të strehuar banorët. “Jemi munduar të akomodojmë të gjithë qytetarët që kanë ardhur. Kemi parasysh që nuk është vetëm qyteti, por edhe njësitë administrative, në të cilat janë instaluar çadra. Nuk e mendonim që të kishte një sensibilizim kaq të madh. Përpos shoqatave humanitare kanë ardhur ndihma edhe nga Rumania, Turqia, Italia, Kroacia, Maqedonia, Mali i zi, kanë qenë të pranishëm këtu, qoftë edhe me specialistë që kërkojnë njerëz në rrënoja”, tha për BIRN Etleva Kondi, nënkryetare e bashkisë Durrës.

Por ndërsa mjaft qytetarë janë larguar drejt qyteteve të tjera për të shmangur ankthin, shumë banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë gjysmë të shembura në zonën e ish-Kënetës e gjetkë. Dhjetëra prej tyre flenë në makina jashtë shtëpive me shpresë se mund t’i ruajnë prej grabitjeve.

Durrësi një histori ringritjesh

Si për të kujtuar shkakun e vdekjes një shkundje tërmeti nxjerr nga lokalet pranë një grup njerëzish. Përsëri tërmet, 4.9 ballë siç thotë një nga të rinjtë që sheh të dhënat në kohë reale në telefon.

Durrësi duket sikur po përjeton ditët më të rënda të historisë së tij. Por nuk është e para herë; qyteti 3-mijëvjeçar është rrënuar disa herë nga tërmetet shkatërrimtare dhe përsëri është ringritur.

Jo shumë larg nga vendi ku bëhen homazhet, pjesët e murit  murit bizantin që u shembën mëngjesin e së martës e kanë parë qytetin të gjunjëzohet para pushtimesh dramatike dhe lëkundjesh tragjike edhe në vitin 1273, kur për më shumë se 50 vjet qyteti mbeti krejtësisht bosh.

“Katër nga viktimat e atij tërmeti vdekjeprurës u gjetën vetëm para 10 vjetësh gjatë ekspeditës italo-shqiptare pranë galerive të amfiteatrit antik” – thotë arkeologu Afrim Hoti. Ai shton se skeletet e dy të rriturve dhe dy fëmijëve ndodheshin pranë njeri tjetrit, teksa duket se tentonin të largoheshin nga banesa e tyre për t’i shpëtuar fatkeqësisë.

Vetë muret rrethuese, një pjesë e të cilëve u shembën para 50 orësh janë ndërtuar pas një tjetër tërmeti, edhe më të hershëm, atij të vitit 345, një nga fatkeqësitë e shumta që ka goditur qytetin antik në shekujt e kaluar.

Por qyteti ka mbijetuar përsëri. As pas lëkundjeve të fundit periferia e Durrësit e cila është prekur më shumë nuk është dorëzuar. Nga qendra e qytetit ka qytetarë që vijnë orë e minutë me biçikleta dhe përpiqen të jenë të vlefshëm e të ndihmojnë.

(Marrë nga Reporter.al)

Related Topics:Durrësihistoria e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet
Up Next

Bilanci i rëndë i viktimave nga tërmeti

Don't Miss

Situata pas tërmetit, ministrja Shahini informon se kur fillon mësimi

Continue Reading

You may like

Teleskopi
  • LAJME
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
  • SPORT
  • EKONOMI
  • SIGURI
  • DREJTËSI
  • KULTURË
  • KURIOZITETE
  • STILI
  • OPINIONE

Copyright © 2017 Teleskopi.info