Përveç qytetarëve që po ofrojnë ndihma të pakursyera për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, është edhe një kategori tjetër e shoqërisë që po u del në ndihmë atyre.

Kërkesës së disa mjekëve nga Vushtrria për të shërbyer vullnetarisht në Shqipëri për të dëmtuarit nga tërmeti i ka dhënë dritën jeshile edhe Kuvendin Komunal në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur sot.

Ata kanë miratuar kërkesën që dy ekipe të infermierëve të QKMF-së në Vushtrri të japin kontributin vullnetar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.