Një aksident trafiku sapo ka ndodhur tek rruga B në Prishtinë. Ekipi i Teleskopit ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku ka parë se një veturë e tipit Audi A3, është përplasur me një shtyllë elektrike. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, derisa nuk ka preferuar që të tregojë nëse ka pasur të lënduar dhe si ka ardhur deri te aksidenti.
Teleskopi do të iu mbaj të informuar.