Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vizituar sot ish-ushtarin e UÇK-së Avni Hysenin, i cili që disa ditë është në gjendje kome në QKUK. Haradinaj tha se u lut për të, derisa e falënderoi stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj pacientit!
Këto janë fjalët e shefit të qeverisë për ish-ushtarin e tij dhe humanistin e madh:
“Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë.
RH